Protestat në Stamboll, policia dhunon agjentin sekret: Budallenj jam si ju

- Bota Sot

Protestat në Stamboll, policia dhunon agjentin sekret: Budallenj jam si ju

Policia turke ka dhunuar protestuesit që prej disa ditësh kundërshtojnë arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Dhunës nuk i ka shpëtuar edhe një agjent sekret. Në videon e mëposhtme tregohet momenti kur forcat e policisë shtrijnë në tokë dhe dhunojnë agjentin, i cili i drejtohet “jam polic, budalla je ti?”.

Sipas informacionit të fundit të dhënë nga ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, regjimi i Erdoganit ka arrestuar më shumë se 1500 persona, përfshirë dhjetëra gazetarë, që nga 19 marsi.

Në të gjithë vendin, policia po përdor gaz lotsjellës (të qëlluar për të plagosur kapsula nga armët) dhe plumba plastikë kundër protestuesve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot