Serbi/ Tinguj të fortë kundër protestuesve, dëshmitarët tregojnë për pajisjen zanore të ndaluar

- Bota Sot

Serbi/ Tinguj të fortë kundër protestuesve, dëshmitarët tregojnë për pajisjen zanore të ndaluar

Shtohen dyshimet ndaj autoriteteve serbe se kanë përdorur një pajisje zanore që është e ndaluar, për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Dëshmitarët të shumtë që morën pjesë në protesta treguan se papritur dëgjuan një tingull të fortë që zgjati shumë pak sekonda.

“Njerëzit filluan të nxitojnë për siguri drejt trotuarit, duke ndjerë se diçka po lëvizte drejt nesh në rrugë”, tregoi një dëshmitar.

Shumë të tjerë thanë se për aq kohë sa kanë marrë pjesë në protesta, nuk e kishin dëgjuar kurrë diçka të tillë.

Shumë nga ata që ishin në turmë më vonë u ankuan për dhimbje koke, konfuzion, presion në vesh ose të vjella.

Dëshmitë e fundit shtojnë dyshimet se policia, ushtria ose shërbimet e sigurisë nën kontrollin e rreptë të presidentit Aleksandar Vuçiç përdorën një armën zanore L Raid, që zakonisht përdoret vetëm nga ushtria.

Armët, të cilat janë të paligjshme në Serbi, lëshojnë valë zanore të cilat mund të shkaktojnë dhimbje të mprehtë veshi, çorientim apo edhe dëmtime të pakthyeshme të dëgjimit.

Zyrtarët e Serbisë e kanë mohuar vazhdimisht se arma është përdoru, por qytetarët ende nuk kanë një përgjigje se çfarë ishte ajo që e shkaktoi zhurmën e fortë nëse jo arma, e quajtur thjesht “top zanor”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot