Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës urdhëroi lëshimin e një urdhërarresti të Interpolit për Dodikun dhe Stevandiqin

- Bota Sot

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës urdhëroi lëshimin e një urdhërarresti të Interpolit për Dodikun dhe Stevandiqin

Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës ka lëshuar një urdhër për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare të këtij entiteti, Nenad Stevandiq.

“Lëshimi i urdhërarrestit është përgjegjësi e Byrosë Qendrore Kombëtare të Interpolit”, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës më 27 mars.

Nga kjo gjykatë deklaruan se lëshimin e një urdhërarresti ndërkombëtar më 26 mars e ka kërkuar Prokuroria e BeH-së, e cila akuzon Dodikun dhe Vishkoviqin, si dhe kryeministrin e RS-së, Radovan Vishkoviq, “dhe persona të tjerë” për sulm ndaj rendit kushtetues të BeH-së.

Si bazë për lëshimin e urdhrit, Zyra e Prokurorit të BeH deklaroi se Dodik dhe Stevandiq, “duke përdorur pozitat e tyre të larta në Republikën Sërpska, duke shmangur procedurat e përcaktuara me ligj të kontrollit kufitar, kaluan kufirin shtetëror dhe u larguan nga Bosnja dhe Hercegovina”.

Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës deklaroi se i dyshuari Dodik aktualisht ndodhet në Izrael, dhe se i dyshuari Stevandiq madje është kthyer në Bosnje dhe Hercegovinë më 18 mars 2025 [nga Serbia], duke iu shmangur kontrolleve të përcaktuara me ligj.

“Gjithçka tregon mundësinë që Dodik dhe Stevandiq të jenë jashtë vendit në çdo moment”, deklaroi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Dodik, Vishkoviq dhe Stevandiq dyshohen se kanë sulmuar rendin kushtetues dhe për ta është lëshuar një urdhër qendror brenda Bosnje-Hercegovinës, siç u konfirmua për Radion Evropa e Lirë më 17 mars.

Secila nga 16 agjencitë policore në Bosnje dhe Hercegovinë duhet t’i arrestojë ata.

Kërkesa për arrestimin e zyrtarëve më të lartë të RS-së vjen në periudhën e turbullt që pasoi, pasi Dodik u dënua në shkallë të parë nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës më 26 shkurt me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të kryer funksione publike, për mosbindje ndaj vendimeve të përfaqësuesit të lartë.

Një ditë pas vendimit, Asambleja Kombëtare e RS miratoi ligje antikushtetuese që u përpoqën të ndalonin punën e Gjykatës dhe Prokurorisë së BiH, Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial në territorin e atij entiteti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot