Kombëtarja afrikane po llogarit kualifikimin në Kampionatin Botëror para se të përjashtohet nga FIFA

- Bota Sot

Kombëtarja afrikane po llogarit kualifikimin në Kampionatin Botëror para se të përjashtohet nga FIFA

Kampionia e fundit e Afrikës, kombëtarja e Zambisë, po përballet me përjashtimin nga kompeticionet e FIFA-s, ndonëse po llogarit në kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Zambia, e cila po lufton për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026, pritet të pezullohet së shpejti nga të gjitha garat e FIFA-s, por arsyeja nuk është ajo që u raportua fillimisht nga mediat.

Gjegjësisht, në opinion ka dalë informacioni se Zambia mund të pezullohet për shkak se së fundmi ka luajtur një ndeshje miqësore me Rusinë.

Edhe pse Rusia është përjashtuar nga të gjitha garat, ky nuk është problem kyç për Zambinë, pasi kjo skuadër po përballet me pezullim për shkak të politikës në Federatën e Futbollit të Zambisë.

Arsyeja e pezullimit të mundshëm është se politika ka të bëjë me zgjedhjen e drejtuesve të federatës në këtë vend afrikan dhe se politika ndikon në zgjedhjen e një presidenti të ri.

Rregulloret e FIFA-s ndalojnë rreptësishtë ndikimin e politikës dhe palëve të treta në çështjet e futbollit të një vendi. Në shkurt, presidenti i Federatës së Futbollit të Zambisë, Andrew Kamanga, fitoi një mandat të tretë pa asnjë problem, pasi të tetë kandidatët e tjerë u s’kualifikuan.

U filluan ankesa të pavarura dhe s’kualifikimet e katër kandidatëve u gjetën të pasakta dhe më pas u rrëzuan.

Raundi i ri i zgjedhjeve është planifikuar të zhvillohet midis 15 dhe 29 marsit.

Kujtojmë se Zambia fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2012 kur mposhti në mënyrë sensacionale Bregun e Fildishtë në finale me të gjithë yjet e saj, përfshirë Didier Drogba. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot