Polonia ua “heq” të drejtën e migrantëve për të aplikuar për azil

- Bota Sot

Polonia ua “heq” të drejtën e migrantëve për të aplikuar për azil

Polonia ka pezulluar përkohësisht të drejtën e migrantëve që mbërrijnë në vend nëpërmjet kufirit të saj me Bjellorusinë për të aplikuar për azil.

Kryeministri, Donald Tusk njoftoi se kjo do të ndodhte pasi projektligji i diskutueshëm, i cili do t’u lejojë autoriteteve polake të pezullojnë këtë të drejtë deri në 60 ditë, u nënshkrua në ligj nga presidenti Andrzej Duda, shkruan BBC.

Duda pati thënë se ndryshimet ishin të nevojshme për të forcuar sigurinë në kufijtë e vendit.

Por ligji është kritikuar nga grupet e të drejtave, duke përfshirë Human Rights Watch, e cila tha se Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë veprime ligjore kundër Polonisë nëse vendimi zbatohet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot