Të pakën pesë persona janë plagosur në një sulm me thikë sot në Amsterdam, ka thënë policia holandeze.
Sulmi ndodhi pak para orës 15:30 sipas kohës lokale. Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për sulmin është arrestuar, por ende nuk dihet motivi i sulmit.
"Për momentin nuk kemi asnjë informacion për shkakun apo motivin e ngjarjes me thikë. Ky është objekti i hetimit tonë", njofton policia e Amsterdamit.
Policia ka rrethuar zonën në Sint Nicolaasstraat dhe Sheshin Dam. Gazeta De Telegraaf raporton se të paktën katërmbëdhjetë automjete policie dhe një polic me motoçikletë kanë mbërritur në vendngjarje brenda 15 minutave.
Kryebashkiaku i Amsterdamit Femke Halsema, kryeprokurori René de Beukelaer dhe shefi i policisë Peter Holla u takuan për konsultime pas sulmit.
Sheshi Dam është një nga vendet më të vizituara në kryeqytetin holandez, i vendosur në qendrën historike të Amsterdamit dhe i rrethuar nga monumente të tilla si Pallati Mbretëror.