Milan po mendon shitjen e Mike Maignanin

- Bota Sot

Milan po mendon shitjen e Mike Maignanin

Edhe pse është përsëritur disa herë nga drejtuesit e Milanit, që nuk e mendojnë shitjen e Mike Maignan, situata mund të ndryshojë gjatë merkatos së verës.

Portieri francez mund të largohet nga Milan në rast se vjen një ofertë shumë e mirë ekonomike, gjë që më siguri do të ndodhë.

Për të mos mbetur si “peshku pa ujë”, drejtuesit e Milanit kanë piketuar që tani zëvendësuesin e mundshëm të Maignan dhe bëhet fjalë për një portier që e njeh mjaft mirë Serinë A.

Milan po monitoron situatën e Andre Onana te Manchester United, kamerunasi ka qenë shumë i kritikuar për paraqitjet e tij me “Djajtë e Kuq” dhe duket se nuk është më në planet e Amorim për sezonin e ri.

Në rast largimi të Mike Maignan gjatë verës, Milan do të kërkojë transferimin e Onana-s, i cili nga ana e tij është i hapur për një rikthim në Serie A, aty ku shkëlqeu për një sezon me fanellën e Interit, para se të transferohej te Manchester United.



Lexoni të gjitha në Bota Sot