Alesio Takinardi është i bindur se Juventusi ka bërë zgjedhjen e duhur që ka firmosur me Tudor për të zëvendësuar Motën.
Në një prononcim për “La Stampa” ai u shpreh: “Nuk kam dyshime. Igor është një njeri i madh, një luftëtar, ai mishëron shpirtin e Juventusit, e di çfarë do të thotë të veshësh këtë fanellë.
Ka profilin e duhur, shpresoj që të mund të transmetojë atë që është e nevojshme në kohën më të shkurtër të mundshme. Ai di si të fitojë respektin dhe vendos rregulla të nevojshme, por di të dëgjojë dhe të kuptojë djemtë.
E përsëris, di të bëjë grup.
Te Juventusi kjo është diçka e nevojshme tashmë”, tha ndër të tjera ish-futbollisti Alesio Takinardi.