Kapet nëndetësja me 6.5 ton ko*ainë në Portugali, arrestohen 5 anëtarët e ekuipazhit

- Bota Sot

Kapet nëndetësja me 6.5 ton ko*ainë në Portugali, arrestohen 5 anëtarët e ekuipazhit

6.5 ton kokainë janë kapur në bordin e një nëndetësje në brigjet e Portugalisë.

Sipas mediave të huaja, kapja e mjetit lundrues që ishte nisur nga Amerika e Jugut dhe ishte i pajisur me teknologji të avancuar u bë e mundur nga operacioni i koduar “Nautilus”.

Sipas autoriteteve lokale, mjeti lundrues dyshohet se i përket Primeiro Comando da Capital, grupit kriminal brazilian më të dhunshëm dhe ndër më të fuqishmit në Amerikën Latine, prania e të cilit në Portugali është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Ende nuk është e qartë nëse destinacioni i tyre ishte porti i Sinesit, në Portugalinë kontinentale, ose nëse ata kishin si objektiv shpërndarjen e lëndës narkotike në sasi më të vogla në mes të detit dhe më pas vazhdimin e udhëtimit në Evropë.

Në pranga ranë pesë anëtarët e ekuipazhit, të cilët janë shtetas brazilianë, kolumbianë dhe spanjollë. 5 të arrestuarit janë marrë në pyetje nga hetuesit në lidhje me dërgesën e kokainës.

Pak kohë më parë, policia portugeze arrestoi trafikantin brazilian Gabriel Martinez Sousa, i dyshuar se kontrollonte, ndër të tjera, një rrjet palombarësh që rikuperonin drogën nga skafet dhe anijet në det të hapur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot