Diant Ramaj e konfirmon interesimin e Kosovës, por po e pret Gjermaninë

- Bota Sot

Diant Ramaj e konfirmon interesimin e Kosovës, por po e pret Gjermaninë

Portieri shqiptar, Diant Ramaj gjatë një interviste e ka konfirmuar interesimin e kombëtares së Kosovës për të. Ka kohë që Federata e Futbollit e Kosovës po e synon marrjen e portierit 23-vjeçar.

Ramaj i cili është pjesë e Kopenhagenit, i huazuar nga Borussia Dortmundi, flet për interesimin e Kosovës, por thotë se po e pret Gjermaninë.

“Nuk kanë kontaktuar me mua personalisht, por me njerëzit afër meje. Interesi është i madh dhe i fortë.

Por, unë dua të arrij suksesin maksimal në karrierë. Gjithashtu jam në kontakt të vazhdueshëm me ish-trajnerin tim të portierëve, Manuel Shnejder.

Por nuk kam dëgjuar nga kombëtarja e Gjermanisë. Megjithatë e di që nëse performojë mirë, do jetë e vështirë për të mos jem në radarin e tyre. Ndërrimi i gjeneratës, sigurisht që do të jetë një avantazh për mua”, u shpreh Diant Ramaj.

Ramaj u transferua te Borusia Dortmundi gjatë afatit kalimtar dimëror nga Ajaksi për 5 milionë euro. Por, që u huazua te ekipi danez deri në fund të sezonit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot