Tri ndeshje në 7 ditë dhe 270 minuta në fushë pa minutat shtesë të përfshira!
Një profesionist i vërtetë në çdo aspekt dhe me një seriozitet që shumë të tjerë duhet ta kenë në fushën e blertë.
Naser Aliji, që në emergjencë totale te kombëtarja, zbriti në fushë në datën 21 mars ndaj Anglisë në “Wembley” dhe luajti 90 minuta, e bëri edhe ndaj Andorrës për 90 minuta të tjera në datën 24 mars në “Arenën Kombëtare”…
Por sikur të mos mjaftonte, edhe pse i lodhur dhe i stërmundar, u paraqit sot, datë 27 mars, rregullisht në fushë për 90 minuta të tjera në ndeshjen e kampionatit, Dinamo-Partizani e fituar 1-0.
E gjitha kjo duke ditur se mbrojtësi 31 vjeçar nga Kumanova mban edhe agjërim dhe për një futbollist rikuperimi fizik është shumë më i ngadaltë edhe për shkak të dehidratimit të trupit dhe mungesës së lëngjeve e proteinave.