Manchester United bën gati revolucion masiv në verë, pritet të largohen 11 futbollistë

- Bota Sot

Manchester United bën gati revolucion masiv në verë, pritet të largohen 11 futbollistë

Manchester United po përgatitet për një revolucion të vërtet në merkaton e verës, ku 11 futbollistë rrezikojnë që të largohen për të nisur një aventurë të re.

Mes yjeve që pritet të sakrifikohen nga trajneri Ruben Amorim së fundmi janë edhe Kobbie Mainoo dhe Alejandro Garnacho. “The Athletic” shton se në listën e largimeve janë dhe emra të tjera të njohur si Jonny Evans, Tom Heaton, Christian Eriksen dhe Victor Lindelof.

Gjithashtu do të largohen përfundimisht edhe dy lojtarë që janë momentalisht në formë huazimi si Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, për të investuar në sulmues të tjerë. Vetëm nga shitja e tyre Djajtë e Kuq do të përfitojnë 65 deri në 70 milionë euro.

Antony ndërkohë, i cili u transferua për 85 milionë euro, është huazuar te Betis, por duket se nuk ka rrugë kthimi dhe për të në Manchester. United është i hapur dhe për një largim të veteranit, Casemiro, i cili ka dhe një vit kontratë. Andre Onana nga tjetër mund të përfundojë te skuadra e Chelsea-t, për një shifër prej 50 milionë eurosh. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot