Arrigo Saki: Milani gaboi që nuk mori Antonio Konten

- Bota Sot

Arrigo Saki: Milani gaboi që nuk mori Antonio Konten

Milani këtë fundjavë do të përballet me Napolin, i dyti në kampionat dhe konkurrent për titull me Interin.

Kuqezinjtë po ndjekin një vend në Ligën e Kampionëve dhe para pushimit ata arritën dy fitore radhazi kundër Leçes dhe Komos, që i çuan në gjashtë pikë larg vendit të katërt.

Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Saki, ka folur për ekipin e Serxho Konseisao në “Radio Kiss Kiss Napoli”, ku tregoi edhe përshtypjet e tij.

“Juvja dhe Milani mund të kishin zgjedhur Konten kur ishte i lirë.

I thashë Marotës në kohën e Juventusit që nëse afronte Konten, do të fitonte.

Dhe ai e mori dhe fitoi. Edhe sivjet do të kishte qenë i dobishëm për të dyja këto klube”, deklaroi Arrigo Saki.



Lexoni të gjitha në Bota Sot