Furlani gjen drejtorin e ri të Milanit

- Bota Sot

Furlani gjen drejtorin e ri të Milanit

Duket se ka një përshpejtim të beftë nga Milani në zgjedhjen e një drejtori të ri sportiv.

Në fillim të javës pati një bisedë të gjatë dhe produktive mes administratorit Xhorxh Furlani dhe ish-drejtorit sportiv të Juventusit dhe Totenhemit, Fabio Paratiçi.

Me pak fjalë, zgjedhja për rolin delikat që ende mungon në “Casa Milani” është pothuajse e përfunduar. Sipas zërave të fundit nga “Spormediaset”, dialogu është vlerësuar pozitivisht nga kreu i “Djallit”, i cili tashmë është i fokusuar fort Paratiçi.

TEMA E BISEDËS – Sipas asaj që raportohet, të dy folën se si të ringrenë cilësinë teknike të skuadrës në merkato dhe për mënyrën se si mund të mbyllet kontrata e Paratiçit me Totenhemin para kohe. Kjo do të mundësonte punësimin e tij të menjëhershëm si konsulent i jashtëm, duke qenë se dënimi i tij ndërkombëtar për çështjen e falsifikimeve në bilanc me Juven skadon në qershor.

Të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje për të nisur bashkëpunimin që në javën e ardhshme. Për hir të së vërtetës, ka ende disa hapësira, jo shumë të mëdha, për kandidatët e tjerë, por për momentin është pothuajse e sigurt që Milani është orientuar me vendosmëri drejt Fabio Paratiçit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot