Capello godet sërish

- Bota Sot

Capello godet sërish

Milani po përgatitet për ndryshime të mëdha, si në nivel drejtues, ashtu edhe në skuadër, me disa lojtarë që nuk kanë përmbushur pritshmëritë këtë sezon.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello ka analizuar ecurinë e kuqezinjve, teksa e ka vënë theksin te rënia e performancës së Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Rafael Leao.

“A po luajnë në nivelin që pritet nga ata? Absolutisht jo, – ka thënë ish-trajneri i Milanit. – Pse? Kishin vetëbesim më shumë më parë apo janë në depresion tani? Sipas meje, në vitet e fundit në klub dhe në pankinë kishte njerëz që dinin si t’i motivonin, ndërsa tani kjo mungon”.

Capello ka dhënë edhe një mesazh për drejtuesit e Milanit: “Shpresoj që në klub të ketë gjithnjë e më shumë njerëz të futbollit, që dinë të njohin talentet dhe t’i ndihmojnë të rriten.

Të dhënat e përftuara nga teknologjia mund të ndihmojnë, por nuk shpjegojnë gjithçka dhe nuk ndërtojnë ekipe të mëdhenj. Pra, këshilla ime për melanin është e tillë: Më pak inteligjencë artificiale, më shumë njerëz të futbollit”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot