Pasditen e sotme, me fillim nga ora 15:00, në program janë të tetë ndeshjet e xhiros së 22-të në Ligën e dytë.
Bashkimi udhëton për në Prilep ku do të përballet me Pobedën, ku edhe pse i pret një ndeshje e vështirë ata shkojnë për tre pikë të reja.
Ndërsa edhe Arsimi ka llogaritë e veta dhe në Bogdanciu pritet lehtë të arkëtojë pikët e plota, pasi përballet me Vardarskin që gjendet i fundit në tabelë.
Makedonija luan në Koçani me Osogovën, ku pritet një ndeshje emocionuese sidomos për vendësit.
Ja ciftet e xhiros së sotme të 22-të: Pobeda-Bashkimi, Vardarski-Arsimi, Vardar (N) – Detonit, Kozuv – Bregalnica, Skopje – Borec, Osogovo – Makedonija GJP, Sasa – Bellasica dhe Novaci – Ohrid
Tabela: Makedonija GJP 48, Bashkimi 48, Bregallnica 44, Arsimi 42, Sasa 32, Ohrid 32, Detonit 31, Skopje 31, Kozuv 31, Bellasica 28, Pobeda 22, Novaci 20, Vardar (N) 20, Osogovo 16, Borec 10, Vardarski 8 pikë.