Vllaznia publikon çmimet e biletave për sfidën ndaj Teutës

- Bota Sot

Vllaznia publikon çmimet e biletave për sfidën ndaj Teutës

Vllaznia do të presë në shtëpi skuadrën e Teutës mbrëmjen e nesërme në orën 20:00. Një ndeshje e vlefshme kjo për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

Në prag të sfidës së nesërme, klubi shkodran ka publikuar pak më parë edhe çmimet e biletave në stadiumin “Loro Boriçi”.

Duke filluar nga 100 lekë në Tribunat D dhe C, më pas me 1,000 lekë në Tribunat A dhe B, ndërsa biletat Tribunat VIP do të kushtojnë 1,500 lekë.

Skuadra kuqeblu vje në këtë takim pas një barazimi ndaj Egnatias në javën e fundit dhe ndodhet në vendin e tretë me 51 pikë, katër më pak se lideri.

Teuta do të kërkojë patjetër një rezultat pozitiv në “Loro Boriçi” pasi gjendet në vendin e shtatë me pikë të barabarta me Bylisin e një vendi më poshtë..



Lexoni të gjitha në Bota Sot