Rrëfimi i Pol Gaskonj

- Bota Sot

Rrëfimi i Pol Gaskonj

Në njërin prej kapanoneve të “Lostock Hall Conservative Club” legjenda e futbollit britanik, Pol Gaskonj pranon se falë jetës së shthurur që ka bërë tashmë nuk i ka mbetur asgjë.

“Kur isha i vogël nuk kisha para, ashtu siç nuk kam edhe tani. Jo më kot mbaj këto shfaqje”.

Rrëfimi është i Pol Gaskonj, i cili përballë një publiku që kishte paguar për të qenë në sallë, pranon vështirësinë në të cilën ndodhet.

Ai la shtëpinë e tij në Burnemuth dhe udhëtoi gati 300 kilometra deri në Preston ku mbajti edhe shfaqjen e parë, e cila ishte një rrëfim rreth jetës së tij.

“Kam gërhitur kokainë në ndenjëset e tualeteve, kam ndryshuar skuadra sa klubet e natës në një ditë”, tregon lojtari më i talentuar i Anglisë, i cili arriti që të grumbullonte në natën e parë plot 200 kuriozë, të cilët kishin paguar për të dëgjuar detaje nga jeta e Gaskonj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot