E reja që akuzoi Dani Alves për përdhunim u ndje e “zhgënjyer dhe e trishtuar” kur pa Gjykatën e Lartë të Drejtësisë të Katalonjës të shfajësonte ish-ndërkombëtarin brazilian, pasi ish-mbrojtësi i Barcelonës u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg për abuzim seksual në shkallë të parë.
Avokatja e gruas i tha RTVE në Spanjë se ajo nuk e priste këtë vendim dhe madje foli për një pushtim ligjor dhe social. "Ne e kuptojmë se kjo paraqet një pengesë ligjore dhe sociale në luftën kundër dhunës seksuale. Në një farë mënyre, ajo mund të dekurajojë gratë nga raportimi i abuzimit seksual pasi të ketë kaluar një kohë."
Ajo më pas tregoi gjendjen shpirtërore të klientes të saj, pasi mësoi këtë vendim: "Ajo është shumë e zhgënjyer dhe e trishtuar, duke u ndjerë sikur po kthehej në tualetin ku ndodhi gjithçka," vazhdoi avokatja.
Dani Alves u akuzua për përdhunimin e një gruaje 23-vjeçare në një klub nate të Barcelonës në dhjetor 2022. Ai u arrestua në janar të vitit pasues dhe kaloi 14 muaj në paraburgim.
Ai u dënua me katër vjet e gjysmë burg - u lirua me kusht pasi pagoi një garanci prej 1 milion eurosh - por një gjykatë më e lartë tani ka vendosur ta lirojë atë nga të gjitha akuzat, duke konsideruar se provat "janë të pamjaftueshme".
Ish-lojtari ka të drejtë të marrë 11 mijë euro për kohën kur ka qenë i burgosur, por mund të kërkojë një shumë më të lartë nëse vërteton se ka pësuar dëme personale dhe familjare si pasojë e ndalimit.