Pas Realit dhe jo vetëm, edhe Barcelona është futur në garë për të transferuar zbulimin e këtij sezoni në Premier League, Dean Hujisen. Klubi katalanas e konsideron qendërmbrojtësin e ri të Bournemouth një lojtar ideal për të ndërtuar një mbrojtje solide së bashku me
Pau Cubarsi, por tarifa e lartë e transferimit, rreth 60 milionë euro, do të thotë që Barcelona duhet të gjenerojë të ardhura përpara se të nisin bisedimet me ekipin anglez.
Për të siguruar shumën e nevojshme, Barcelona është e gatshme të “sakrifikojë” njërin nga yjet e saj dhe i përzgjedhuri është qendërmbrojtësi Ronald Araujo.
Uruguaiani është përfolur shumë për një largim nga katalanasit, edhe pse rinovoi kontratën pak kohë më parë, nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet në verë.
Klubi katalanas pret të përfitojë nga kartoni i Araujo-s 70-80 milionë euro, shifër që do përdoret për të bindur Bournemouth për Dean Hujisen. Pavarësisht dëshirës së Barcelonës për të nënshkruar me të riun spanjoll, konkurrenca për shërbimet e tij do të jetë e ashpër.
19-vjeçari është në listën e merkatos për shumë ekipe të mëdha, por përveç Barcelonës, dy klubet më të interesuara për mbrojtësin e ri janë Real Madrid dhe Chelsea.