Conceiçao: E ardhmja ime varet nga rezultatet

- Bota Sot

Conceiçao: E ardhmja ime varet nga rezultatet

Milani kthehet në fushë pas pushimit ndërkombëtar dhe menjëherë gjendet në një udhëkryq: të fitojë në Napoli për të vazhduar të mbajë gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Është një ndeshje e rëndësishme për objektivat tona, do të bëjmë gjithçka për të marrë një rezultat të mirë.

Nuk kam nevojë për besim. Më lejoni të them një gjë: duhet të punoj, nuk e kam këtë dobësi që të kem dikë që më jep siguri.

Nuk kam nevojë për këtë, varem nga rezultatet. Nuk jam një fëmijë që ka nevojë që babai t’i thotë se e do.

Kemi dy objektiva, Kupën e Italisë dhe vendin e katërt”, ka thënë mes të tjerash trajneri i kuqezinjve Sergio Conceiçao në prag të sfidës kundër Napolit që do të luhet nesër në orën 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot