Çfarë ndodh me miliona refugjatë ukrainas në Evropë nëse arrihet paqja në vendlindje?

- Bota Sot

Çfarë ndodh me miliona refugjatë ukrainas në Evropë nëse arrihet paqja në vendlindje?

Asaj i është lëshuar viza përmes një direktive të lëshuar nga BE-ja për anëtarët e saj, më 2022, e cila është në fuqi deri në mars të vitit 2026.

Çfarë ndodh pas asaj date “do të vendoset varësisht prej përfundimit të luftës”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Hana Mala, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Sipas të gjitha mundësive do të ketë periudhë transicioni përgjatë së cilës refugjatët do të kenë kohë për të vendosur për të ardhmen e tyre – ose duke kaluar në ndonjë leje tjetër të qëndrimit, ose duke u kthyer në shtëpi”.

Shumë prej 389.000 ukrainasve në Republikën Çeke që janë me viza të përkohshme, përballen me sfida të reja për të qëndruar në këtë shtet, nëse arrihet marrëveshje për armëpushim.

Prej 1 prillit, refugjatët ukrainas do të mund të aplikojnë për viza të posaçme të qëndrimit që do t’iu siguronin leje për të qëndruar edhe pas përfundimit të luftës, dhe do t’ua hapnin rrugën për lejeqëndrim të përhershëm.

Mirëpo, aplikuesit duhet t’i fitojnë brenda vitit të paktën 440.000 korona (19.200 dollarë).

Ky prag rritet për 110.000 korona për çdo vartës të një familjeje.

“Më duhet të fitoj më shumë”, ka thënë Naduda duke qeshur.

“Ky është synimi im për këtë vit”.

Ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakushan ka sugjeruar se refugjatët do të kenë edhe mundësi tjera për të qëndruar, nëse dëshirojnë.

“Për ata do të vlejnë rregullat e njëjta sikurse për shtetasit tjerë të huaj”, ka thënë ai në shkurt.

Rakushan ka thënë se sondazhet sugjerojnë që rreth 200.000 çekë mund të qëndrojnë.

“Kjo është situatë që sigurisht mund ta menaxhojmë”, ka shtuar ai.

Mirëpo, avokatët e imigrimit, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë thënë se mundësitë do të jenë të kufizuara.

Hana Frankova, udhëheqëse e çështjeve ligjore në Organizatën për Ndihmë ndaj Refugjatëve, me bazë në Republikën Çeke, ka thënë se në rast të paqes, dhe pa zgjatje të afatit të vizave të përkohshme, “refugjatët ukrainas, në teori, do të mund të aplikojnë për azil”.

Por, sipas saj, kjo do të vlejë vetëm për dikë që ka arsye për këtë kërkuar azil.

Ekspertja ligjore vlerëson që vetëm 10 për qind e refugjatëve ukrainas në Republikën Çeke do të mund të fitonin lejeqëndrime të posaçme, duke marrë parasysh pragun që kërkohet për të hyra.

Svatava Pospiskova, eksperte për viza në kompaninë Czech Visa Lawyer, beson që nëse do të ketë armëpushim, dhe skema e vizave aktuale nuk do të vazhdohet, atëherë refugjatët ukrainas do të kenë “mundësi për të jetuar në Republikën Çeke për 90 ditë, siç mundëson viza turistike, por nuk do të mund të punojnë për të jetuar”.

Ajo ka treguar se ukrainasit do të duhet të aplikojnë për leje të qëndrimit në Ambasadën çeke në Ukrainë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot