Në Zagreb një 62-vjeçare ka vrarë familjaren e saj 84-vjeçare, konfirmoi policia kroate. Vrasja ka ndodhur në një pallat në rrugën Sijeçanjska.
"Sipas konstatimit të deritanishëm, vrasje nuk është kryer me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë. Sipas informacioneve jozyrtare, vajza ka vrarë nënën e saj.
E dyshuara është arrestuar nga policia, raportojnë mediat kroate.
Hetimi i vendit të ngjarjes dhe hetimi penal janë duke vazhduar.