Vdiq pasi piu shumë ujë sepse e këshilloi mjeku, familja e 59-vjeçarit padit spitalin

- Bota Sot

Vdiq pasi piu shumë ujë sepse e këshilloi mjeku, familja e 59-vjeçarit padit spitalin

Familja e 59-vjeçarit, Sean O’Donnell, i cili vdiq pasi piu shumë ujë, ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Spitalit Universitar St Vincent në Dublin.

Avokatët e familjes i thanë Gjykatës së Lartë në Dublin se ai “vdiq nga helmimi me ujë” pasi u këshillua “të pinte sasi të mëdha uji”.

Gjendja, e cila njihet edhe si hiponatremia, mund ti marrë jetën rreth 1 në 4 pacientë, sipas studimeve.

Simptomat përfshijnë nauze ose të vjella, lodhje, dobësi ose ngërçe muskulore, shqetësim ose humor të ulët, dhimbje koke ose konfuzion dhe konvulsione.

Siç raporton Mirror, në rastin e Sean, 59-vjeçari ka pësuar ënjtje në tru, kriza, arrest kardiak para vdekjes së tij tragjike. Ai kishte shkuar në spital më 20 janar për një procedurë të thjeshtë, për të cilën i ishte bërë anestezi lokale.

Megjithëse procedura nuk pati komplikime, ai u këshillua të pinte shumë ujë dhe në orën 19:00, ndërroi jetë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot