Arda Gulerit mund t’i ofrohet së shpejti mundësia për t’u larguar nga Real Madridi dhe këtë pritet ta bëjë një klub nga Liga Premier.
Reprezentuesi turk e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit për shkak të konfrontimit që pati me yllin e Liverpoolit, Dominik Szoboszlai.
Sidoqoftë, paraqitjet e tij në fushë, veçanërisht për Real Madridin, po vazhdojnë të kritikohen teksa ai po kalon sezonin e tij të dytë në Spanjë.
Me vetëm tre gola të realizuar deri më tani në të gjitha garat, këto janë vetëm gjysma e asaj që kishte arritur në sezonin e kaluar.
Mundësia që ai të huazohet për sezonin 2025/2026 është mjaft e madhe, por Guler ka besim se ai do të shkëlqejë tek Real Madridi.
Drejtori sportiv i Aston Villës, Monchi, ka pranuar se klubi anglez është i interesuar për 20-vjeçarin dhe 56-vjeçari tregoi se Gulerin e kishte monitoruar edhe gjatë kohës sa ishte pjesë e Sevillës.
“E njoh mirë atë sepse ai është një lojtar karriera e të cilit në Turqi është përcjellë nga çdo drejtor sportive”.
“Ai është një lojtar i cili plotëson një numër kërkesash dhe mund të jetë atraktiv për Aston Villën sepse ne po kërkojmë lojtarë në atë pozicion”.
“Nuk është i njëjti pozicion si i Marco Asensios, por ne po kërkojmë një profil i cili mund të luajë mes linjave, i cili mund të luajë si një ‘10’ por mund të luajë edhe nga jashtë”.
“Unë mendoj se ai është një lojtar me aftësi shumë të mira teknike dhe e ka personalitetin. Ai e shfaq atë kur luan për kombëtaren. Atje, ai e merr një rol që nuk asocion me moshën e tij”, ka thënë Monchi.