Kjo javë në Gjermani e mbizotëruan debatin tarifat e parlajamëruara nga SHBA, tension politik nga Rusia dhe rifillim të lojës politike në Berlin.
Presidenti amerikan Donald Trump e nis prillin me tarifa të reja doganore prej 25% për importet e makinave. Dhe Gjermania preket më së shumti, sepse një e katërta e makinave në tregun amerikan vijnë nga prodhuesit gjermanë.
Shoqata e Industrisë së Automobilave ngriti alarmin: negociata të menjëhershme mes BE-së dhe SHBA-së, përndryshe pasojat mund të jenë të mëdha – me humbje që llogariten në mbi 8 miliardë euro në vit.
A do të hapet sërish Nord Stream 2?
Por ndërsa Trump trazon ekonominë, nga Moska vjen një tjetër lajm që ngjalli shumë debate: ministri i Jashtëm Sergej Lavrov hedh idenë që gazsjellësi i ndalur Nord Stream 2 mund të bëhet pjesë e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën. Disa politikanë konservatorë gjermanë u treguan entuziastë, ambientalistët në të kundërt të alarmuar, pasi nuk duan varësi nga gazi rus, sidomos kur ky burim energjie fosile i bën shumë dëm klimës.
Ndërkohë Gjermania vijon jetën paszgjedhore
Në këtë sfond, Bundestagu i ri mblidhet për herë të parë. Parlamenti është më i vogël në numër, por më i zhurmshëm – pasi partia e djathtë radikale AfD ka dyfishuar fuqinë. Kryetarja e re Julia Klöckner kërkon tone më të qeta në debat. Por në korridore, po zhvillohen negociatat finale mes SPD, CDU dhe CSU për formimin e qeverisë. Çfarë do të sjellë ky koalicion për katër vitet e ardhshme? Mbetet për t’u parë./DW