Ukrainasit arrijnë të shkatërrojnë pajisje dhe makineri luftarake ruse në Lyman

- Bota Sot

Ukrainasit arrijnë të shkatërrojnë pajisje dhe makineri luftarake ruse në Lyman

Forcat ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë pajisjet dhe makinerinë luftarake të rusëve në Lyman, ku aktualisht po zhvillohen luftime të ashpra.

Ata shpërndanë edhe një video që tregojnë momente nga beteja – ku shihen qartë sulmet e koordinuara mirë ngas ukrainasit.

Ata fillimisht goditën autoblindat dhe sistemet artilerike të këmbësorisë ruse – dhe më pas ia mësyn edhe antenave dhe radarëve me qëllim që t’ua ndërpresin komunikimin me shtabin e përgjithshëm.

Ky sulm ka ndodhur si kundërpërgjigje ndaj atij rus të kryer në Lyman së fundmi dhe që kishte vetëm një qëllim – vrasjen e sa më shumë ushtarëve ukrainas.

Rusët goditën pozicionet ukrainas edhe në Nadiia, Yampolivka, Hrekivka, Nove, Novomykhailivka dhe Dolyna. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot