E ardhmja e Ange Postekoglusë në stolin e Totenhemit është në dyshim serioz në fund të këtij sezoni, ndërsa lajmet për shkarkimin e trajnerit për shkak të rezultatit në Premier Ligë këtë sezon po bëhen gjithnjë e më të zhurmshme.
“The Athletic” lëshoi alarmin këtë javë, ndërsa në shtëpinë e “Spërsave”, të cilët renditen në vendin e 14-të në klasifikimin e Premier Ligës, po diskutohen kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar greko-australianin.
Trajneri i Bornmëthit, Andoni Iraola, është një nga emrat e preferuar nga bordi i klubit në rast se vendosë të ndërpresë bashkëpunimin me Postekoglunë.
Në konferencën e djeshme për shtyp, përpara ndeshjes së Kupës FA me Sitin, Iraola tha se ai është i fokusuar në punën e tij me Bornmëthin dhe objektivi është të shkojë sa më larg që të mundet me klubin e tij.