Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez – e quan hajn

- Bota Sot

Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez – e quan hajn

Gjatë ceremonisë së “daljes në pension të autobusëve të verdhë”, të mbajtur në parkun Kalemegdan të Beogradit në prani të ambasadorit japonez Akira Imamura dhe kryetarit të bashkisë së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ka ndodhur një incident.

Qytetari ka ndërprerë papritmas sesionin fotografik me një breshëri ofendimesh ndaj kryebashkiakut. Pamjet nga një kënd tjetër tregojnë se ai nuk ishte vetëm – disa persona të pranishëm shprehën qartë pakënaqësinë e tyre.

Sesioni fotografik në dukje rutinë u ndërpre papritmas kur një qytetar iu drejtua Shapiqit me akuza të ashpra: “Ti hajdut, ke vjedhur qytetin. Aty po shponit në argjinaturë pa asnjë copë letër. Ju sollët sigurimin privat për të mos lejuar që këshilltarët të hynin në Këshillin e qytetit. Në çdo konferencë duhet të fyeni gazetarët dhe neve qe me paratë tona ju paguani paratë për autobusët – ju dhe e gjithë banda progresive do të përfundoni në burg që ta dini, nuk do të ketë vend për t’u fshehur as në Trieste”.

Ambasadori japonez e ka parë ngjarjen dukshëm i tronditur, ndërsa Shapiq në një moment i është kundërpërgjigjur qytetarit duke i thënë se ai ishte i sjellshëm.

Pamjet nga një kënd tjetër tregojnë se qytetarët e grumbulluar edhe para përplasjes verbale kanë fishkëllyer dhe bërtitur “Pumpaj”, ndërsa Shapiq ka tentuar të flasë për mediat.

Ata u revoltuan duke i thënë se nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si ai drejtonte kryeqytetin e Serbisë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot