Lewandowski shënues i dyfishtë, Barcelona vazhdon me fitore në Spanjë

- Bota Sot

Lewandowski shënues i dyfishtë, Barcelona vazhdon me fitore në Spanjë

Barcelona ka arkëtuar tre pikë tejet të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit.

Lideri i kampionatit ka vazhduar me fitore, kësaj radhe e mposhti me rezultat 4:1 Girona-n, në takimin e javës së 29-të.

Për Barcelonën shënuan Krejci (43 - autogol), Lewandowski (61 e 77) e Torres (86’) dhe për udhëtuesit Danjuma  (53),

Barcelona kryeson me 66 pikë, ka 3 më shumë se Real Madridi dhe Girona zë pozitën e 13-të me 34 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot