Francesco Moriero: Sot ia dhuruam golin Partizanit

- Bota Sot

Francesco Moriero: Sot ia dhuruam golin Partizanit

Partizani fitoi në shtëpi përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në “Arenën e Demave”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.

Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i kurbinasve, Francesco Moriero.

“Sot djemtë bënë një ndeshje shumë të mirë. Është një periudhë që nuk xhiron mirë. Sot dhuruam gol në një situatë ku topin e zotëronim ne.

I vetmi Laç që njoh është ai i punës.

Kemi bërë gjithçka për të fituar ndeshjen. Patëm rastet tona, por nuk arritëm të bënim gol, pasi të kesh 4-5 raste goli në një ndeshje janë shumë. Duhet të punojmë, kemi dhe 4 ndeshje.

Gabimet janë situata loje. Gjëja që më interesonte më shumë ishte sjellja në lojë, ekipi luajti në nivele të larta. Nuk po na xhiron mirë, jemi të pafat kohët e fundit. Gabimet ndodhin, jemi pjesë e futbollit, jemi në sport.

Duhet të punojmë, të konkretizojmë aksionet dhe rastet për gol. Sot nuk kemi pasur shumë vuajtje. Bëmë ndeshjen tonë, kemi qenë të pafat, mendojmë për ndeshjen tjetër. Të mundohemi të marrim sa më shumë pikë në ndeshjet e mbetura dhe të shpëtojmë.

Po mendojmë të rikuperojmë lojtarët si Melo. Kishte shumë kohë që nuk bënte stërvitje. Çunat bënë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë me Tresën, Myrtën, Bullarin. Më pëlqeu loja nga djemtë e ekipit.

Skënderbeu? Jemi të shqetësuar normalisht. Unë e di që duhet të vuajmë deri në ndeshjen e fundit, kampionati nuk përfundon sot. Kemi një ndeshje të rëndësishme edhe javën tjetër, do mundohemi të marrim 3 pikët”, u shpreh Moriero.



Lexoni të gjitha në Bota Sot