Disfata me 4 gola në shtëpi

- Bota Sot

Disfata me 4 gola në shtëpi

Sparta e Qazim Laçit, u mposht mbrëmjen e sotme nga Plzen në shtëpi me rezultatin 2-4, në duelin e vlefshëm për javën e 27-të të kampionatit.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, duket se u “ngushëllua”, me asistin e dhuruan në minutën e 8-të për Haraslin, që shënoi golin e avantazhit, ndërkohë që më pas sfida foli e gjitha për Plzen, që arriti të shënonte 4 gola.  

Laçi u zëvendësua në minutën e 74-t, ndërkohë që nga stoli në këtë përballje u aktivizua edhe sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani, që zëvendësoi Haraslinin në minutën e 67-të. 

Në 27 javë të luajtura, Sparta e Pragës ka grumbulluar 55 pikë, duke mbajtur vendin e katërt, me 2 pikë më pak se Ostrava e vendit të dytë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot