Kampet e refugjatëve të nisur nga Italia, reagon BE: Jemi duke...

- Bota Sot

Kampet e refugjatëve të nisur nga Italia, reagon BE: Jemi duke...

Komisioni Evropian është në dijeni të zhvillimeve të fundit lidhur me dekretin e miratuar nga qeveria italiane për ta kthyer qendrën e Gjaderit në Shqipëri në një qendër qëndrimi dhe riatdhesimi për migrantët.

Sipas Brukselit, ky vendim është “në parim i përputhshëm me ligjin evropian, pasi në qendër do të zbatohet legjislacioni italian, dhe ne po monitorojmë zbatimin e protokollit Itali-Shqipëri, duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm.”

Kështu është shprehur një zëdhënës i Komisionit Evropian në përgjigje të pyetjeve mbi dekretin e miratuar të premten nga qeveria italiane, raporton Corriere.

“Sa i përket zgjidhjeve inovative, kemi deklaruar se jemi të gatshëm t’i shqyrtojmë ato, gjithmonë në përputhje me detyrimet e së drejtës së BE-së dhe asaj ndërkombëtare, si dhe me respektimin e të drejtave themelore,” tha Markus Lammert, zëdhënës për Çështjet e Brendshme dhe Imigracionin në Komisionin Evropian, gjatë një konference për shtyp.

Dekreti i lejon Italisë të transferojë në Shqipëri edhe migrantët që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil. Masa parashikon që ata të qëndrojnë në këto struktura deri në 18 muaj, kohë e nevojshme për përfundimin e procedurave të dëbimit në vendet e tyre të origjinës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot