Tragjike! Punonjësi gjen trupin e një foshnje të porsalindur në një qese mbeturinash, arrestohet nëna 30-vjeçare

- Bota Sot

Tragjike! Punonjësi gjen trupin e një foshnje të porsalindur në një qese mbeturinash, arrestohet nëna 30-vjeçare

Një grua është arrestuar pasi djali i saj i porsalindur u gjet i vdekur jashtë një kishe në Londër.

Nëna 30-vjeçare u dërgua në një spital pranë për “të gjithë kujdesin e nevojshëm mjekësor”, tha Policia Metropolitane. Ajo ndodhet në spital, raporton Independent.

Trupi i djalit të porsalindur u zbulua brenda një qeseje të zezë nga një punonjës i mbeturinave jashtë Kishës së All Saints, në Notting Hill.

Scotland Yard (forca policore e Londrës) tha se një autopsi mjeko-ligjore mbi foshnjën do të bëhet këtë javë, ndërsa detektivët mundohen të zbulojnë rrethanat që çuan në vdekjen e tij.

“Ne besojmë se gruaja është nëna e foshnjës dhe jam i sigurt se ajo po merr mbështetjen e nevojshme ndërkohë që oficerët vazhdojnë punën e tyre për të kuptuar atë që ndodhi. Unë e kuptoj që lajmet e këtij arrestimi mund të shkaktojnë shqetësim në komunitetin tonë, por kur merremi me hetime të kësaj natyre, prioriteti ynë është të sigurohemi që të gjithë linjat që përfshihen në ngjarje të hetohen plotësisht”, tha detektivi Owen Renauden, kreu i policisë së Kensington dhe Chelsea.

“Unë vlerësoj nivelin e lartë të vëmendjes që ka marrë ky hetim, por ne i kërkojmë publikut të mos spekulojë”, tha ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot