Thellohet kriza demografike e Italisë, lindjet e reja shënojnë rënie

- Bota Sot

Thellohet kriza demografike e Italisë, lindjet e reja shënojnë rënie

Instituti Kombëtar i Statistikave i Italisë (ISTAT) ka bërë të ditur se lindjet e reja në vend shënuan një rekord të ri në vitin 2024, duke e zhytur Italinë në një krizë demografike në dukje të pakthyeshme, përcjell AA.

Sipas të dhënave nga ISTAT, vitin e kaluar lindën 370 mijë foshnja, duke shënuar rënien vjetore të 16-të radhazi dhe më e ulëta e regjistruar që nga unifikimi i vendit në vitin 1861.

Ndërkohë, vendi regjistroi 281 mijë vdekje më shumë se lindjet në vitin 2024 dhe si rrjedhojë popullsia italiane ra me 37 mijë, duke shkuar në 58.91 milionë, respektivisht në përputhje me një tendencë të gjatë 10-vjeçare.

Rënia demografike ka sfiduar shumë qeveri të njëpasnjëshme të Italisë, duke përfshirë atë aktuale të kryesuar nga kryeministrja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, e cila nuk ka arritur të frenojë këtë tendencë.

ISTAT gjithashtu tha se 191 mijë italianë u shpërngulën jashtë vendit vitin e kaluar, duke përfaqësuar shifrën më të lartë këtë shekull dhe një rritje prej 20 për qind nga një vit më parë, edhe pse ISTAT tha se ndryshimi rregullator mund të jetë një faktor kyç që shpjegon rritjen e mprehtë.

Vitin e kaluar, Italia vendosi gjoba për italianët që jetojnë jashtë, të cilët nuk u regjistruan si emigrantë në vendin e huaj ku jetojnë, gjë që mund të ketë çuar shumë italianë të rregullojnë pozicionet e tyre.

Të huajt në vitin 2024 përfaqësonin 9,2 për qind të popullsisë së Italisë, përkatësisht 5.4 milionë njerëz.



Lexoni të gjitha në Bota Sot