Jep dorëheqje Shaqir Totaj

- Gazeta e Prizrenit

Jep dorëheqje Shaqir Totaj

Sipas informacioneve, Totaj ka dhënë dorëheqje. Ai ka vepruar kështu pasi e ka kuptuar se të gjithë prizrenasit e dinë të vërtetën për qeverisjen e tij, duke e parë sa autoritet ka. Ai është nervozuar që qytetarët në vend se ta lavdërojnë për punësimin e djalit e të familjarëve tjerë, e kanë kritikuar, pavarësisht se ky e ka bërë këtë për ta zbutur papunësinë.

Këtë hap e ka ndërmarrë edhe pas rezultatit në zgjedhjet qendrore, ku partia e tij mori 50 % më pak vota se VV – në Prizren, ani ani pse ky lavdërohej se ka “punuar mirë në qendër”, por disa po e kuptojnë si investim për t’ia rritur vlerën shtëpisë së tij.

Sipas informatave del se Totaj ka deklaruar se më tutje nuk mund ta durojë manipulimin e tij, sidomos tash që mbush moshën e pensionit, aq më tepër kur ky jeton në qendër, ndërsa “këshillat” imponohen nga tutorët periferikë, që nuk i merrte gjumi nga gëzimi një javë para ardhjes në “shehër”.

Totaj, tash e ka kuptuar se prizrenasit e dinë se Kryetari është vetëm për të treguar “Vica”, pasi të tjerët vendosin, pos në rastet kur ky duhet ta zgjedh familjarin e tij, që e ka rendin për ta punësuar. Ai nuk mundi t’i durojë deklaratat se Komunën po e udhëheq një kryetar tjetër dhe jo ai që e votuan prizrenasit.

Një arsye tjetër është se është kuptuar që është një mosmirënjohës i madh dhe narcis.

Talenti, siç ka dëshirë kryetari ta quajnë, është zhgënjyer pasi qytetarët nuk e kanë kuptuar përpjekjen e tij donkishoteske, për ta bërë tërë qytetin “kalldrëm” e rreth-qarkullime, aty “ku del leku”, ndonëse në pjesët tjera, edhe në temperatura deri 44 gradë C, mungon ujë për pije.

Burimet flasin se Totaj u zhgënjye pas paralajmërimit të Kryeministrit Kurti se do ta formojë Qeverinë e re, sinjal ky për humbjen e sigurt të Totajt në vjeshtë. “Albini sapo e ka tregu krejt hartën e kuqe të fitoreve të VV-së, ku ndodhet edhe Prizreni, ndërsa vjet në LSHP paralajmëroi, se kësaj radhe nuk do ta lejojë që dikush t’ia marrë Prizrenin historik, meqenëse minoritetet i ka edhe në Qeveri”, ishte shprehur Totaj.

Ai është nervozuar se dështoi për prishjen e koalicionit me Zafën, meqë kishte thënë se pas 3 – 4 muajsh, sa t’i bënte do pazare me asamblistët tyxharë, drejtorët e NISMË-s do t’i shkarkonte.

Shaqa u nervozu kur asambleistët dhe qytetarët e kuptuan planin për ndërtimin e një qendre tregtare, afër “Shtëpisë së Bardhë” nga njerëz prej të cilëve Kryetari frikësohet shumë, bëhet inekzistent.

Kryetari u largua pasi tash u kuptua se projektet e dukshme janë të Haskukës, ndërsa Totaj po akuzohet se e bëri lëmsh trafikun me mini-rrethe. Ai u mërzit, duke thënë se nuk ia vlen të angazhohesh për qytetarët që se kuptojnë se Nënkalim do të thotë rreth-qarkullim, duke ia bërë bozë trikën, anipse ia do të mirën qytetit, njësoj sikur punësimin e familjarëve.

Njoftohet se Totaj është irrituar me disa njohës realë arsimorë, që e vlerësojnë si degradim total gjendjen në arsim me disa drejtorë të padinjiteteshëm, që s’kanë autoritet as para fëmijëve të tyre, duke e shndërruar në nivelin më të ultë, madje më keq se në vitet e 90-kur Totaj aq që ka ditur që fëmijët shqiptarë po mësuakan aq devotshëm nëpër bodrume.

Ai ka thënë se çfarë është një kryetar që përkundër sorollatjes nëpër qendër, askush pos ndonjë kalamani, nuk bën foto me Kryetarin. Ka deklaruar se i janë mërzitur edhe do drejtorë të bezdisshëm, të cilët ia ka imponuar partia e tij. Ata po i “lepaken” (ngjiten) dhe sa ta shohin Kryetarin bëjnë foto, për ta postuar në internet, që të duken si shokë të kryetarit, anipse ky i lë të presin me orë te dera e kabinetit, ndërsa telefonin as që ua hap.

Nuk mund ta durojë me tepër gjendjen e ndalimit të biçikletës nga Sigurimi, në orar të punës, ndërsa ky në veturën luksoze nuk po mund t’ua hap telefonin as miqve, pasi vëzhgohet 24 orë.

“Shaqa, është nervozuar me qytetarët, që nuk po ia bëjnë ‘LIKE’ në ‘facebook’ në postimet propagandistike dhe po e lënë të koritet. Atij i janë mërzitur vetëm pëlqimet nga drejtorët servilë dhe marionetë, njëjtë si dikur që ia bënin edhe “Mytës”.

Derisa po largohej, Totaj ka deklaruar se i ka mbetur vetëm një dëshirë pa e realizuar. Punësimin edhe të disa familjarëve. / Aprilliiiiiiiiii



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit