Prej sot ndryshohet orari për tarifën e ulët të rrymës

- Gazeta e Prizrenit

Prej sot ndryshohet orari për tarifën e ulët të rrymës

Ndryshimi i orës ka ndikuar në orarin e tarifës së ulët të energjisë elektrike, ka njoftuar kompania KESCO.

Sipas njoftimit të publikuar, tarifa e ulët do të aplikohet nga ora 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit, duke u mundësuar konsumatorëve kursime gjatë orëve të natës. Ky orar do të jetë në fuqi nga sot deri më 30 shtator.

KESCO ka theksuar se ky ndryshim është në përputhje me kalimin në orën verore dhe ka apeluar te konsumatorët që të përshtaten me këtë orar të ri për të përfituar nga tarifa e ulët.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit