APK: Afati për deklarimin e pasurisë vazhdon vetëm edhe sot

- Bota Sot

APK: Afati për deklarimin e pasurisë vazhdon vetëm edhe sot

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) njofton se, bazuar në Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, afati i fundit për deklarimin e pasurisë vazhdon edhe sot, më 1 prill.

“Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas”, njofton APK.

Sipas APK-së, afati i fundit ligjor për deklarimin e pasurisë për vitin kalendarik 2024 është më 1 Prill 2025 (deri në ora 23:59:59).

Gjatë ditë së djeshme, uebfaqja e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka pasur probleme teknike, pikërisht në ditën kur ishte edhe afati i fundit i zyrtarëve publikë për ta deklaruar pasurinë.

Ligji për Deklarim të Pasurisë parasheh që rreth 5 mijë zyrtarë, të cilët obligohen të deklarojnë pasurinë e tyre, ata këtë deklarim duhet ta bëjnë atë deri sot më datë 31 mars 2025, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Në të kundërtën ata do të përballen me gjoba e kallëzime penale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot