Sokol Cikalleshi befason tifozët me gol në transfertë

- Bota Sot

Sokol Cikalleshi befason tifozët me gol në transfertë

Sokol Cikalleshi ka shënuar sot për Adanaspor kundër Sakarjaspor.

Ish-lojtari i Kombëtares tregoi aftësitë në zonën kundërshtare, për të zhbllokuar takimin.

Ishte minuta e 59-të, kur Cikalleshi tundi rrjetën në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Ligën e Parë turke.

Me shiritin e kapitenit në krah, Cikalleshi i mblodhi të gjithë lojtarët te festa. Në fund skuadra e tij u përmbys nga Sakarjaspor, ndërsa e mbylli me 10 lojtarë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot