Skuadra e Barcelonës barazoi 1 me 1 ndaj Real Betisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.
Mbrojtësi spanjoll, Pau Kubarsi foli pas ndeshjes dhe tregoi se me këtë barazim e lanë ende të gjallë Real Madridin, kjo pasi rivali i tyre humbi sot ndaj Valencias me shifrat 1 me 2.
“Ne mund ta kishim vrarë Real Madridin, por i lamë që të jetojnë. Nuk mund ta përjashtojmë as Atletiko Madrid.
Ne duhet të fitojmë në çdo ndeshje nëse duam titullin e La Ligas”, u shpreh mbrojtësi spanjoll.