Kriza e strehimit në Spanjë, mijëra protestues në rrugë për të kërkuar zgjidhje

- Bota Sot

Kriza e strehimit në Spanjë, mijëra protestues në rrugë për të kërkuar zgjidhje

Disa mijëra protestues mbushën rrugët në 40 qytete të Spanjës për të kërkuar zgjidhjen e krizës së strehimit që ka përfshirë vendin.

Organizatorët e demonstratave, një grupim mes shoqatave të ndryshme të shoqërisë civile, akuzuan qeverinë se e ka kthyer strehimin në një “model biznesi”.

“Frika ka ndërruar krah. Ne nuk do të kërkojmë ndryshime të tjera, ne jemi të organizuar dhe kemi një plan kundër qiradhënies”, deklaroi një nga liderët e protestave.

Tubimet masive shënojnë një gur kilometrik pasi janë të parat që mbahen njëkohësisht në shumë lokalitete, një dekadë pas protestave kundër dëbimeve.

Rrugët kryesore të qyteteve spanjolle, përfshirë Madridin, morën ngjyrat portokalli dhe të gjelbër, që janë dhe ngjyrat e lëvizjes.

“Kjo demonstratë vjen pas shumë muajsh bisedime. Ne donim që ajo të ishte e decentralizuar, në mënyrë që të merrte pjesë kushdo dhe që në të njëjtën kohë të paralizonte shtetin”, tha një protestues.

Disa nga kërkesat e protestuesve përfshijnë uljen e menjëhershme të çmimeve të qiradhënies me një reduktim prej 50 për qind, ndërtimin e 3.8 milionë shtëpive vakante dhe ndalimin e dëbimeve për familjet e cenueshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot