Maignan “driblon” të ardhmen

- Bota Sot

Maignan “driblon” të ardhmen

Mike Maignan ka folur pas barazimit 2-2 ndaj Fiorentina-s duke shpjeguar sezonin: “Jam kapiten por jo i lumtur me ate qe po ndodh. Ndihem mirë te Milani, jap gjithçka për fanellën sa herë e vesh dhe çdo ditë.

E ardhmja ime?

Në këtë moment do t’ju them të vërtetën, nuk dua të flas për kontratën: dua të flas për futbollin dhe të gjejme ekuilibrin e duhur.

Milani, ekipi dhe të gjithë meritojnë më shumë se sa kaq.

Ky sezon eshte shume i keq. Situata ime personale nuk është gjëja më e rëndësishme për momentin, por Milani.

Milani meriton shume me shume se sa kaq. E vertete qe dhe eren nuk e kemi pasur ne favor ne shume episode e gjera. Goditemi atehere kur nuk e presim. Eshte edhe ceshtje mendore, dicka qe duhet rregulluar.

Kam kaluar keto momente edhe me perpara, eshte e gjitha stresuese, nga kritikat te presioni i madh dhe ndoshta jo te gjithe e menaxhojne mire kete trysni, ka edhe plot te rinj ne kete ekip. Jam i sigurte se ky sezon do te sherbeje per te menaxhuar te ardhmen me mire”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot