Në prag të supersfidës kundër Juventusit, ka folur për mediat edhe trajneri i Romës, Klaudio Ranieri.“Juventusi ka ndryshuar filozofinë e lojës, do të jetë një skuadër më vertikale dhe e vendosur. Çdo ndeshje ka historinë e saj.
Do të jetë një ndeshje e bukur. Ne duam të bëjmë gjithçka për ta bërë ndeshjen të vështirë kundër nesh”.
Ranieri është edhe një ish-trajner i Juves dhe nuk mund të mungojë dëshira për “hakmarrje”.
“Nuk ishte një ndarje traumatike, unë dhe dy njerëzit që ishim në drejtimin e Juves, e dimë të vërtetën.
Nëse një ditë do të shkruaj një libër, do të them të vërtetën time.
Nuk ka një ndjenjë hakmarrjeje, është një ndeshje e madhe mes dy skuadrave që duan të luftojnë për diçka më shumë. Kemi të njëjtat mundësi për të arritur në Championsin”, tha ndër të tjera Klaudio Ranieri.