Një tjetër lojë e madhe e kapitenit të Maqedonisë së Veriut, shqiptarit Enis Bardhi në fanellën e Bodrumsporit.
Nëse nuk shënon, atëherë asiston, dhe ky ishte asistimi për fitoren.
Në udhëtim ndaj Alanyaspor, Bodrumspor ka arritur një fitore të madhe.
Momenti kyç ishte në minutën e 81-të, kur Bardhi asistoi për Aitemurin, i cili shënoi për fitoren 0:1.
Një triumf që u sjell pikë të arta në betejën për mbijetesë në kampionatin turk.
Në katër ndeshjet e fundit, Bodrum ka tri fitore, të cilat në fund mund të jenë vendimtare në betejën për mbijetesë.