Liverpool dhe Barcelona projektojnë shkëmbimin e bujshëm!

- Bota Sot

Liverpool dhe Barcelona projektojnë shkëmbimin e bujshëm!

ESPN raporton ditën e sotme se Liverpool dhe Barcelona po punojnë për një shkëmbim të bujshëm mes tyre në merkaton e ardhshme të verës. Liverpool po ndjek prej kohësh Ronald Araujo-n, të cilin e sheh si zëvendësuesin ideal të Van Dijk.

Holandezi, 33 vjeç, nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës, ndaj do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë. Në këtë situatë, Liverpool ka zgjedhur uruguaianin e Barcelonës si zëvendësuesin ideal të Van Dijk.

Klubi katalanas e vlerëson Araujo-n 60 milionë euro, kontrata e tij skadon në vitin 2031. Në anën tjetër, Liverpool kërkon të forcojë qëndrën e mbrojtjes pa shpenzuar dhe për t’ia arritur këtij qëllimit është gati të “sakrfikojë” Luiz Diaz.

Anësori kolumbian pëlqehet shumë nga Barcelona, ndaj dhe propozimi i Liverpool-it është shumë interesant: Luiz Diaz në vend të Ronald Araujo-s. Një propozim interesant që do të kënaqte të dyja klubet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot