Nën presion nga Europa, Meloni: Do të mbështesim bizneset që preken nga tarifat e Trump!

- Bota Sot

Nën presion nga Europa, Meloni: Do të mbështesim bizneset që preken nga tarifat e Trump!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është zotuar të mbrojë bizneset që do të goditen nga tarifat e presidentit amerikan Donald Trump.

Meloni përballet me një sfidë serioze diplomatike balancuese pasi është aleate e Trumpit, ndërkohë që do t’i duhet të mbrojë sektorin e eksporteve të Italisë, i cili do të vuajë nga vendosja e tarifave 20% për mallrat evropiane të importuara në SHBA.

“Sigurisht që nuk jemi dakord me vendimin e SHBA-së, por jemi të gatshëm të zhvillojmë të gjitha mjetet, si në nivel negociatash, por edhe financiarisht, që janë të nevojshme për të mbështetur bizneset dhe sektorët që mund të preken”, tha Meloni në një videomesazh.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ndodhej nën presionin e partnerëve të Italisë në BE për të "zgjedhur një anë" në luftën tregtare transatlantike, pasi ajo ka një veto efektive njëlloj si disa shtete të mëdha anëtare, që Brukseli të reagojë ashpër kundër tarifave amerikane..



Lexoni të gjitha në Bota Sot