Moska goditet nga stuhitë e dëborës, autoritetet lokale: Mos udhëtoni pa goma dimri

- Bota Sot

Moska goditet nga stuhitë e dëborës, autoritetet lokale: Mos udhëtoni pa goma dimri

Stuhitë e borës kanë goditur Moskën sot, duke mbuluar Sheshin e Kuq me deri në 10 centimetra borë pas një dimri jashtëzakonisht të butë në kryeqytetin rus.

Meteorologët thanë se reshje mesatare dëbore për të gjithë muajin pritej të dielën dhe të hënën pasi bora mbuloi lulet e pranverës. Temperaturat ranë nën zero nga 16 gradë që ishte të premten.

Autoritetet e transportit në rajonin e Moskës, shtëpia e më shumë se 22 milionë njerëzve, paralajmëruan shoferët që kishin ndërruar tashmë gomat e tyre të dimrit që të mos dilnin në rrugë. Në Rusi, gomat speciale të borës janë të detyrueshme në dimër.

 

 

Njëkohësisht nga reshjet e dendura të borës janë shkaktuar probleme edhe në aeroporte.

Disa qindra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin Domodedovo, pasi fluturimet e tyre janë shtyrë.

Fluturimet për në Stamboll që nisen nga Vnukovo janë vonuar gjithashtu.

Më herët në Moskë, marrja me qira e skuterëve elektrikë dhe biçikletave u pezullua për shkak të reshjeve të borës. Me rikthimin e motit të mirë ata do të rifillojnë punën.

Ministria e Transportit e Moskës këshilloi pronarët e skuterëve dhe biçikletave personale që gjithashtu të mos udhëtojnë në këtë kohë dhe të përdorin transportin publik



Lexoni të gjitha në Bota Sot