Lojtari shqiptar shënoi dhe i tregoi organin gjenital trajnerit kundërshtar

- Bota Sot

Lojtari shqiptar shënoi dhe i tregoi organin gjenital trajnerit kundërshtar

Armando Sadiku është shfaqur protagonist në Indi në ndeshjen që ekipi i tij, Goa fitoi 2-1 përballë Bengaluru.

Edhe pse ekipi i Goa fitoi, humbja 2-0 në ndeshjen e parë bëri që Bengaluru të shkonte në finale.

Megjithatë, pavarësish humbjes së ekipit të tij, Sadiku u sigurua që të linte shenjë. Ai shënoi golin e dytë për të tijët në minutën e 88-të të sfidës.

Pikërisht pas këtij goli, sulmuesi shqiptar nuk u përmbajt aspak duke i treguar organin gjenital trajnerit të ekipit kundërshtar.

Në krahun tjetër, nga panika e ekipit të Goa u kërkua vetëpërmbajtje, duke bërë me shenjë që Sadiku të qetësohej. Kujtojmë se 33-vjeçari ka zhvilluar sezon të mirë. Në 48 ndeshje, ka shënuar 20 gola e asistuar në 4 të tjerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot