Rodrigues tradhtohet nga nervat, mesfushori kolumbian i gjuan me këpucë

- Bota Sot

Rodrigues tradhtohet nga nervat, mesfushori kolumbian i gjuan me këpucë

Hames Rodriguez u tradhtua nga nervat në ndeshjen mes Klub Leon dhe Queretaro, duke e kthyer në qendër të vëmendjes. 

Në minutën e 72-të dhe me rezultatin 1-1, i rrëzuar nga kundërshtari i tij, mesfushori kolumbain, hoqi këpucën dhe ia hodhi arbitrit, dukshëm i irrituar. 

Natyrisht, ky i fundi nuk e la veprimin pa u ndëshkuar duke i treguar kartonin e verdhë mesfushorit të Leonit. 

Në fakt, kur u ngrit sërish në këmbë, ai u tall me arbitrin për vendimin e tij për ta “zverdhur”, para se të vishte sërish këpucën dhe të ekzekutonte goditjen e lirë që fitoi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot