Roma-Juventus “ndahen në paqe”, Igor Tudor: Barazim që na jep besim, të përmirësohemi në goditjet standarde

- Bota Sot

Roma-Juventus “ndahen në paqe”, Igor Tudor: Barazim që na jep besim, të përmirësohemi në goditjet standarde

Serie A 7 javë nga fundi është më e hapur se kurrë me të 20 skuadrat që janë ende në lojë për objektivat sezonalë. Gara më e fortë duket të jetë për zonën Champions, aty ku janë të shumta skuadrat që tentojnë vendin e 3 dhe të 4 për të siguruar pjesëmarrjen në kompeticionin elitar evropian sezonin e ardhshëm.

Në mbrëmje në Olimpico Roma dhe Juventus u ndan në paqe, me takimin që përfundoi në barazim 1-1. Loccateli në të 40 minutë koordinohet saktë në hyrje të zones duke mposhtur Svilar për golin e avantazhit. Megjithatë verdhekuqtë do të gjenin barazimin vetëm në nisje të pjesës së dytë, aty ku Shomurodov përfiton nga një largim jo i mirë i topit nga portieri Di Gregorio duke rivendosur barazpeshën. Shifrat nuk do të ndryshonin deri në fund me Juventus që mbetet në vendin e 5 me 56 pikë, ndërsa Roma në vendin e 7 me 53 pikë.

I kënaqur për këtë barazim në fundin e takimit u shfaq tekniku i Romës, Claudio Ranieri: “Pjesën e dytë zhvilluam një lojë më të mire, barazuam rezultatin dhe menaxhuam pjesën e mbetur. Në të tilla sfida vlen të theksojmë se nëse nuk arrin të fitosh ndeshjen, e rëndësishme është të mos e humbasësh.”

Tekniku kroat I “Zonjës së Vjetër” Igor Tudor e sheh gotën “gjysmë plotë” pas pikes së marrë: “Zhvilluam një ndeshje të mire ndaj një rivali direkt. Më vjen keq për mënyrën se si e pësuam golin, duhet të punojmë më shumë në goditjet standard të kundërshtarit. Gjithsesi është një barazim që na jep besim për vazhdimësinë e kampionatit”.

“Me Igorin luftohet” shkruan në faqen e pare ditën e sotme e përditshmja italiane “Tuttosport” duke vlerësuar transformimin pozitiv që ka bërë tekniku Tudor, që pas zyrtarizimit si trajner i Juventusit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot